Dy ditë më parë, Ana zbuloi se ajo dhe Arsimi i kanë dhënë fund lidhjes. “Kam qenë dhe e kam pranuar disi, jo plotësisht. Ka qenë njohje më shumë. Ka qenë diçka midis nesh, por nuk është më”, tha ish-konkurrentja e “Përputhen”, e ftuar në “Ftesë në pesë”.

Pas ndarjes, Arsimi ka vendosur të ndryshojë këngën që po bënte për ish-partneren, pasi fliste për dashurinë. Ai ka publikuar një pjesë në Instastory, krahas së cilës ka shkruar “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba. Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju këtë pjesë”.

Kujtojmë se e pyetur nëse ndjen dashuri për ndonjë, Ana është shprehur konfuze për ndjenjat e saj. Siç duket, kjo deklaratë ka nxitur dhe vendimin e Arsimit.




