
Me datë 28 Nëntor të vitit 2020, reperi i njohur Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë. Ermira solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Gueril.
Ndonëse kanë ndarë shpesh momente pranë të voglit, dyshja nuk e kanë zbuluar ende portretin e tij. Megjithatë, në një intervistë për “Prive”, Gold Ag ka treguar se djali i ngjan atij dhe vetëm sytë i ka si Ermira.
“Më ngjan mua, edhe nga fotografitë kur kam qenë unë i vogël ashtu duket dhe nëna ime kështu thotë. Sytë i ka si të Ermirës. Është diçka që nuk është as në dorën time, as në dorë të Ermirës, kështu ka dashur Zoti, kujtdo t’i ngjante nuk do të kishte rëndësi, e rëndësishme është që të ketë shëndet”, tha ai.
Më tej, Gold Ag shtoi se është shumë i lumtur që i biri ka lindur pikërisht me datë 28 Nëntor, një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. I pyetur nëse ai dhe Ermira kanë në plan ta bëjnë Guerlin me motër apo vëlla, reperi tha:
“Guerili u nis me plan, por ata të tjerët që do vijnë pas tij nuk e di. Ishallah ta ketë shëndetin ai dhe ne dhe ishallah bëhet jo me një motër dhe një vëlla, por me plot motra dhe vëllezër”.