Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Prill 2021, 10:10

‘Anën, Antonelën apo Shqipen?’, Atdheu habit me përgjigjen

Konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina ka dhënë së fundmi një intervistë për 60 sekonda në “Prive”. Ai iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, madje u vu përballë një zgjedhjeje.

“Kë zgjedh mes Shqipes, Antonelës dhe Anës?”, u pyet Atdheu. Pa hezituar, konkurrenti zgjodhi pëlqimin e tij të parë, Anën.

Përgjigjja e tij ka habitur jo pak ndjekësit, pasi së fundmi Atdheu ka shprehur pëlqim për Antonelën. Madje ai u kthye në “Përputhen” për të dalë në takim me të.