Nga Shqipëria / E Premte 16 Prill 2021, 23:11

Ana dhe Arsimi i dhanë fund lidhjes, zbulohet arsyeja

Ditën e djeshme e ftuar në “Ftesë në pesë”, Ana Lleshi zbuloi se ajo dhe Arsimi i kanë dhënë fund lidhjes, pas një kohe të shkurtër së bashku.

“Kam qenë dhe e kam pranuar disi, jo plotësisht. Ka qenë njohje më shumë. Ka qenë diçka midis nesh, por nuk është më”, tha ish-konkurrentja e 'Përputhen'. 

“Prive” ka zbuluar se shkaku i ndarjes ka qenë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distancë. Para disa ditësh Arsimi u nis për te djali i tij në Zvicër, madje Ana e përcolli në aeroport.