
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata ka publikuar ditën e sotme albumin e saj të ri. Albumi titullohet “Çelu”, si dritë dhe shpresë për të jetuar jetën.
“E di që të gjithë kemi kaluar kohë të vështira me veten, familjen dhe të afërmit tanë. Ky album është dritë dhe shpresë për të jetuar jetën”, ka treguar Elvana.
“Çelu” përmban 7 këngë, kryesisht të zhanrit baladë. Titujt e këngëve janë “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe dhe “Mos u ngut”. Për realizimin e këtij projekti, Elvana ka bashkëpunuar me dy ndër emrat më të mirë të muzikës, me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov.
7 këngët janë publikuar në Youtube dhe janë pritur shumë mirë nga publiku. Siç duket, 2021 është viti i Elvanës!