Gjatë një bashkëbisedimi me gratë dhe vajzat e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka treguar se në adoleshencë kishte “fiksim” ish-ministren e mbrojtjes, Mimi Kodhelin.

Rama e përshkruajti Mimin, e cila sot është kandidate për deputete të Partisë Socialiste, si një vajzë super kinge. Ai tha se për t’i rënë në sy shkonte te fusha e basketbollit dhe bënte kosha.
“Mimi është këtu sot, pas një rruge shumë të gjatë qysh nga koha kur unë dhe ajo kishim një lidhje të largët për shkak të prindërve. Unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë te shtëpia jonë, bashkë me Mimin. Mimi ishte një super kinge me flokë të gjata, nga ato lloj kingesh që kur futen në jetën e një pubertari krijojnë fantazira. Ajo që bëja unë ishte, kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte unë luaja, gjuaja që të tregoja sa i zoti jam për të bërë kosh. Por deri këtu, asgjë më shumë. Më pas për shumë vite nuk u takuam më dhe pastaj Mimi punonte në sektorin bankar dhe erdhi të punonte me mua në Bashkinë e Tiranë”, tha kryeministri.
