Nga Shqipëria / E Premte 16 Prill 2021, 18:06

E fundit/ 2 viktima dhe 179 raste të reja me Koronavirus në vend, ky është qyteti më i prekur

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 16 Prill 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 179 raste të reja me koronavirus nga 2652 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se si pasojë e virusit humbën jetën edhe 2 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 – 85 vjeç