Nga Shqipëria / E Premte 16 Prill 2021, 17:05

'Do mbyllen në tualet', Noizy thumbon keq reperët

Reperi shumë i pëlqyer për publikun, Noizy do të publikojë sot këngën e tij të re. Me anë të disa postimeve në Instastory, ai nuk i ka kursyer thumbat për reperët e tjerë. 

Sipas Noizyt, ata po e presin me padurim këtë këngë dhe se me siguri do të mbyllen në tualet për ta dëgjuar. “Të dashur  fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai në një status.

“Ju kisha lut ta dëgjoni këngën me volum dhe kualitet të mirë, jo thjesht nga telefoni. Përveç reperave që kanë për ta dëgjuar në tualet me kufje”, ka vijuar ai në një status tjetër.