Nga Shqipëria / E Premte 16 Prill 2021, 14:02

J Balvin do të bëhet baba për herë të parë, partnerja e tij tregon barkun e rrumbullakosur

Këngëtari me famë botërore, J Balvin dhe partnerja e tij, modelja Valentina Ferrer do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi u zbulua nga çifti për kopertinën e revistës “Vogue Mexico”.

“Pas karantinës, unë thashë: Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i foshnjës time", tha në intervistë modelja. 

Valentina tregoi edhe momentin kur ia dha këngëtarit lajmin:

“Ai ngriu. Ishte i lumtur, por ishte si një telefonatë nga Zoom që nuk funksionon kur nuk ka WiFi. Qëndroi i ngrirë”