Covidi javët e fundit sipas specialistëve është përhapur në fshatra dhe bashki të vogla të cilat kanë pasur numër të ulët të prekurish. Gjirokastra ka kaluar Tiranën për numrin e të infektuarve në raport me popullsinë.
Mjeku Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se pas këtyre dy Qarqeve renditet Berati.

“Shkak grumbullimet dhe mos respektimi i masave nga bizneset. Përmirësim i situatës në qershor” tha Simaku për Abc.
Arsye sipas mjekut në Institutin e Shëndetit Publik janë grumbullimet për shkak të zgjedhjeve, por dhe shpërfillja e masave anti Covid nga bizneset.
