Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Elvisi i ka dalë në mbrojtje Sindit pas përplasjes me Julin ditën e sotme. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka shkruar se sjellja e produksionit dhe e konkurrentëve në studio ndaj saj është e papranueshme dhe e neveritshme.

“E neveritshme deri në ekstrem të shikosh se si në një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahen antivlerat. Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një show që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, ka shkruar Elvisi.

Kujtojmë se Sindi tregoi se Juli e ka ofenduar rëndë në një video live. Pasi nuk iu kërkua falje, ajo doli e përlotur nga studioja dhe Murati i shkoi pas.(Lexo këtu)




