Nga Shqipëria / E Enjte 15 Prill 2021, 19:07

Juli e ofendon rëndë, Sindi shpërthen në lot: Çfarë kam bërë që më urreni kaq shumë?

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Sindi kërkoi nga produksioni të diskutonte për një video live mes Julit dhe Alesandros, ku ajo ishte ndjerë e ofenduar rëndë.

“Julo, njerëzit po të thonë fut Sindin në live”, i kishte thënë Alesandro. “I q*** e hedh telefonin”, i ishte përgjigjur konkurrenti.

E përlotur, Sindi tha se kjo situatë ka prekur shumë jo vetëm atë por edhe familjen e saj.

“Ke thënë një fjalë shumë banale që më prek dhe mua por edhe familjen time. Të lutem mos u justifiko. Të paktën mos u justifiko. Ti nuk e ke idenë se si është e gjithë familja ime në këto momente. Jam motra e dikujt, vajza e dikujt, kushërira e dikujt Juli. Si do të vinte ty po të të shanin motrën apo mamanë tënde në atë mënyrë? Po ty Alesandro si do të vinte? Çfarë kishte aq shumë për të qeshur aty? Çfarë ju kam bërë që më urreni kaq shumë? Çfarë ju kam bërë që të arrini në atë pikë sa të shqetësoni deri në familje?”, u shpreh ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)