Nga Shqipëria / E Enjte 15 Prill 2021, 18:06

9 muaj pranë Gaias, Olta Boka pozon si rrallëherë me të bijën dhe ua sa qenka rritur

Me 15 korrik të vitit 2020, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Gaia.

Sot janë bërë 9 muaj që nga lindja e vogëlushes dhe Olta ka publikuar në rrjete sociale foton më të ëmbël pranë saj, por duke i fshehur portretin. Ajo i ka dedikuar disa fjalë të ndjera dhe ka treguar se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve vetëm për t'u dukur njësoj me të. 

“9 muaj në bark + 9 muaj jashtë barkut. Shoqe të ngushta përjetë. 15 korrik 2020- 15 prill 2021. P.S: Mund të kuptoni që arsyeja përse ndryshova ngjyrën e flokëve ishte të bëhesha matchy-matchy me Gaian”, ka shkruar Olta krahas fotos. Këngëtarja publikon shumë rrallë foto pranë Gaias dhe shihet se ajo është rritur shumë.