Nga Shqipëria / E Enjte 15 Prill 2021, 16:04

Loredana dhe Mozzik do bëhen prindër për herë të dytë? Reagimi i reperit i tha të gjitha

Së fundmi po përflitet se Loredana dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të dytë dhe jo pa shkak. Kanë qenë postimet e Loredanës ato që kanë nisur aludimet për një shtatzëni.

Pak ditë më parë Loredana publikoi në Instastory emojin e një familjeje me dy fëmijë, si për të thënë që familja e tyre po shtohet ndërsa sot postoi një status ku shkruante: "A kam nevojë për një beb të dytë?"

Përpos kësaj, Loredana postoi një pas një foto familjare me Mozzikun apo foto të reperit me Hanën.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Mozzik duke postuar foto me Loredanën dhe Hanën duke lënë të kuptohet se lajme të mira po vijnë nga familja e tyre. Por për këtë na mbetet të presim dhe pak.