Nga Shqipëria / E Enjte 15 Prill 2021, 16:04

Ditët e fundit të shtatzënisë, Arbenita pozon me barkun e rrumbullakosur

Çifti shumë i dashur për publikun, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe dyshja do të bëhen me vajzë.

Arbenita është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe së fundmi ka publikuar një video duke treguar barkun e rrumbullakosur.  “Ditët e fundit nëse dikush është shqetësuar", ka shkruar ajo, duke iu shuar kureshtjen atyre që janë bërë kuriozë nëse bebushja ka ardhur në jetë.

Kujtojmë se pak kohë më parë Fero dhe Arbenita e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.