Konkurrentja e Për’puthen +40 Luljeta ka marrë menjëherë vëmendjen në emision me deklaratat e saj. Ndonëse 65 vjeç, Luljeta shprehet se ndihet si një 20-vjeçare dhe është një zonjë pa komplekse.

E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Luljeta u pyet nëse do ta gjejë dashurinë në Për’puthen, por ajo nuk e beson këtë.

“S’besoj, u trembën nga hyrja e re, Landi, ky që bëri kërkesën për mua, taksisti dhe ndoshta u trembën për atë. E refuzova sepse nuk kishte as gjatësi ishte shumë i shkurtër, sa kofsha ime… Do i thosha: ‘Ti sa kofsha ime çfarë kërkon, që të bëjë edhe seks me mua, ai duhej të rrotullohej shumë…”, tha ajo.
