Nga Shqipëria / E Enjte 15 Prill 2021, 10:10

Greqia heq karantinën dhe hap kufijtë, rregullat e reja për turistët

Greqia do të heqë karantinën dhe do të hapë kufirin për turistët e huaj nga data 19 prill. Turistët duhet të tregojnë tek autoritetet certifikatën e vaksinimit ose një test negativ të Covid për të hyrë në tokën helene.

Vendimi i qeverisë greke përfshin vendet e BE, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, për e cila është tashmë në fuqi me marrëveshje dypalëshe.

Nga e hëna udhëtarët nga BE plus këto pesë vende do të mund të udhëtojnë në Greqi përmes nëntë aeroporteve dhe menjëherë të bëjnë pushimet e tyre pa karantinë, me kusht që të kenë një certifikatë nga autoriteti kompetent i vendit të tyre për vaksinim ose test molekular negativ të 72 orëve të fundit.