Pak ditë më parë Fifi festoi 27-vjetorin me të ftuar personazhe VIP, por Luana nuk u pa gjëkundi. Kjo nisi edhe thashethemet se dy mikeshat nuk flasin më me njëra-tjetrën.

E pyetur nga fansat, Fifi ka treguar çfarë ka ndodhur vërtet mes tyre.

Këngëtarja tregon se Luana e ka uruar privatisht dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mirë.

“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, ka shkruar Fifi, duke etikuar Luanën.

Fifi është pyetur edhe për Kidën, me të cilën gjithashtu është përfolur se nuk ka raporte të mira. "Tregoja", i thotë Fifi Kidës duke lënë të kuptohet se edhe me të ka marrëdhënie të mira.

