Kohët e fundit është përfolur se Loredana dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të dytë. Shkak janë bërë postimet e reperes në Instastory. "Kam nevojë për një bebush", shkruante Loredana pak javë më parë e më pas publikoi në Instastory emojin e një familjeje me dy fëmijë, si për të thënë që familja e tyre po shtohet.

Pak ditë më parë reperja i bëri të gjithë lëmsh kur publikoi një foto në të cilën tregonte tregon barkun (e sheshtë) duke i bërë paksa konfuz fansat.

Ndërsa sot ajo ka pyetur fansat nëse ka nevojë për një beb të dytë dhe pas postimit, ka publikuar disa foto me Mozzik e me Hanën.

Loredana vazhdon t'i lërë fansat kuriozë për shtatzëninë, por në këtë mënyrë ka konfirmuar edhe ribashkimin me Mozzikun.



