Colton Underwood, një nga djemtë e famshëm nga spektakli "Bachelor", ka deklaruar se është gej.

Në një intervistë së fundmi Colton tha se është shumë i lumtur që tani e ka pranuar veten siç është.

“Ky vit ka qenë shumë i vështirë për shumë njerëz. Dhe ka bërë që çdo njeri të shohë veten në pasqyrë dhe të kuptojë se cili është vërtetë. Unë ia kisha mbathur prej vetes sime prej një kohe të gjatë. E kam urryer veten për një kohë të gjatë. Unë jam gej. E pranova këtë në fillim të këtij viti dhe po e procesoj. Hapi i rradhës është t’i lë njerëzit ta dinë këtë. Jam akoma nervoz, por kështu është. Kam emocione, por janë kaq të mira dhe pozitive. Jam kaq i lumtur dhe i shëndetshëm, sa nuk kam qenë kurrë në jetën time dhe kjo do të thotë shumë për mua. Isha në një periudhë të errët dhe të keqe të jetës time. Dikur mendoja më mirë të vdes sesa të them që jam gej. Por ajo periudhë e keqe që kalova më bëri të zgjohesha, t’i thoja vetes të merrja kontrollin. Nuk kam më as mendime vetëvrasjeje si dikur”, tha Colton.



