Pak javë më parë modelja Emily Ratajkowski u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalë. Lajmin e bëri të ditur në rrjete sociale duke publikuar foton e parë me vogëlushin dhe duke zbuluar emrin.

“Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë në 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”, shkroi Emily.

Vetëm 5 javë pas lindjes, modelja është shfaqur në formë të shkëlqyer fizike.

Në videon e fundit të publikuar, Emily shfaqet me barkun e sheshtë duke i lënë gojëhapur të gjithë.

Së fundmi ajo publikoi në Instagram disa foto të shkrepura gjatë dhe pas lindjes, duke përshkruar më së miri këtë proces.

Pak ditë para lindjes, modelja realizoi një set fotografik ku u shfaq komplet e zhveshur.


