Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Prill 2021, 18:06

E fundit/ 207 raste të reja me Koronavirus, këto janë qytetet më të prekura

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 14 Prill 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 207 raste të reja me koronavirus nga 2.698 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se si pasojë e virusit humbën jetën edhe pesë qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

5 viktimat në 24 orët e fundit janë: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç.