Me datë 4 qershor të vitit 2020, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Krid.

Si Klea, ashtu dhe Elgiti publikojnë shpesh në rrjete sociale momente pranë të voglit, i cili padyshim iu ka ndryshuar jetën. Kridi po rritet nga dita në ditë, madje që tani ka zënë shokë në lagje.

Klea ka publikuar në Instastory një video të vogëlushit duke luajtur me shokët e tij. Ai shihet i veshur me një kostum ngjyrë lejla. "Se ne kemi dalë me çunat", shkruhet krahas videos.





