Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Prill 2021, 16:04

3 vite larg Shqipërisë, Big Basta shpërthen i revoltuar: Po më hanë shpirtin

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka publikuar një video të Big Bastës, në të cilën ai shprehet i revoltuar për gjithçka që ndodh në vendin tonë. Reperi shprehet se dhe pse është larg nuk po i gjen shpirti qetësi.

“Shifi mi jeta këto detajet e vogla që bëjnë diferencën, më vjen të qaj. Se thonë pastaj ju që jeni jasht jeni rehat keni shpëtuar. Nuk jam rehat po më hanë shpirtin. Sa shumë i komplikojm gjërat, ne të gjithë si boba me makina të fundit dhe pastaj themi shteti nuk po bën asgjë. Turp të keni merreni vetë situatën në dorë”, thotë ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)


Kujtojmë se prej vitesh Big Basta është shpërngulur me familjen e tij në Zelandën e Re. Ai ka treguar se është larguar për një jetë më të mirë, për gjërat që vendi i tij nuk ia mundësoi dot.