Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Prill 2021, 01:01

Kujt do i kalojë kujdestaria e fëmijëve? Kim dhe Kanye marrin vendimin pas divorcit

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë rënë dakord të ndajnë kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre pas divorcit që bëri bujë. Çifti vendosën të ndaheshin më 19 Shkurt të këtij viti.

Në dokumentet zyrtare të dorëzuara në gjykatë ata kanë cituar diferencat mospajtuese si shkak të shkurorëzimit dhe kanë rënë dakord që të mos kërkojnë dëmshpërblim nga njëri-tjetri, duke mbajtur pasuritë e tyre të ndara përgjatë gjithë martesës, për shkak të kushteve të marrëveshjes para martesore.

Reperi dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm.