Nga Shqipëria / E Martë 13 Prill 2021, 23:11

'S'do e ndryshoja dot realitetin', Rozana Radi tregon pengun e jetës

Artistja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi ka vendosur që sot t'u shuajë kuriozitetin ndjekësve në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Një prej ndjekësve e pyeti Rozanën se çfarë i mungon më së shumti. Artistja u përgjigj duke iu referuar ndarjes së parakohshme nga jeta të prindërve të saj duke u shprehur se jeta e ka mësuar të jetojë me mungesa njerëzish të dashur.

“Do ta thoja, por fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin. Kam dhe unë pengjet e mia. Jeta më ka mësuar të jetoj me mungesa njerëzish të dashur”.