Nga Shqipëria / E Martë 13 Prill 2021, 22:10

Video-skandal/ Mamaja rreh barbarisht dhe godet me thikë djalin e mitur

Emisioni "Stop" ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast skandaloz të dhunimit të një fëmije nga nëna. Ngjarja është e rëndë dhe denoncimi është bërë nga babai i fëmijës. Nëna e fëmijëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, nga bipolariteti.

Babai tregon se sjellja e saj përkeqësohej akoma më shumë dhe duke parë degradimin e situatës, vendosi të shkonte në polici dhe ta denonconte. Në bashkëpunim edhe me djalin e madh, panë nënën që të dhunonte djalin e vogël dhe nuk ndërhynë, me qëllim që ta filmonin për të pasur me prova sjelljet e dhunshme dhe agresive të zonjës në fjalë. Veprimet e kësaj të fundit shkuan deri në atë pikë sa djalin e madh e ka goditur edhe me thikë në shpinë.

Për emisionin Stop ka folur në kushte anonimati edhe djali i vogël, sot 14 vjeç. Ai tregon se dhunohej nga nëna kur ishte 10 vjeç. Madje, është detyruar që të konsumonte edhe lëndë narkotike marijuanë nga nëna e tij kur kjo e fundit shkonte në Korçë tek bashkëjetuesi i saj.

Emisioni “Stop” disponon videot kur nëna ushtron dhunë dhe godet djalin e vogël. Në pamje shihen aktet e papranueshme. Disa pjesë të kësaj video nuk janë transmetuar për shkak se kishin përmbajtje në shkelje të etikës. 

Burimi: tvklan.al