Nga Shqipëria / E Martë 13 Prill 2021, 21:09

'Malli m'ka tharë', vizitë në varrin e së ëmës, Arjola Demiri rrënqeth me fjalët

Arjola Demiri i ka rrënqethur të gjithë me fjalët për nënën e saj të ndjerë, e cila prej dy vitesh nuk jeton më. Aktorja ka vizituar sot varrin e të ëmës dhe ka postuar një video tejet prekëse. 

“2 vjet pa ty nanë, malli nanë, m’ka tha malli”, ka shkruar Arjola.

Këngëtarja e ka shoqëruar videon me këngën e Elvana Gjatës dhe fjalët: "S'mund të më thoje fjalën lamtumirë se ti ike shpejt për një tjetër jetë".