Elita Rudi ka vendosur që këtë të martë të merret me rregullimin e garderobës së saj. Me këtë rast moderatorja ka bërë disa video ku tregon pamje nga garderoba e nga dhoma e gjumit.

Siç shihet Elita ka bërë një rrëmujë të vërtetë duke palosur rrobat e sistemuar sendet, por duhet thënë se garderoba e saj është ëndërr e çdo vajze.

Moderatorja duket se ka pafund veshje, megjithëse disa prej tyre ka treguar se do t'i dhurojë për ato që kanë nevojë.






