Nga Shqipëria / E Martë 13 Prill 2021, 14:02

Vlashenti do që ta lërë Dojnën, i ka ardhur në majë të hundës me këtë gjë që bën ajo

Dojna Mema dhe Vlashent Sata, që kur bënë publike lidhjen e tyre janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer për publikun e më të komentuar.

Së fundmi Dojna ka ndarë një video ku tregon se i harron shpesh sendet dhe kjo gjë e acaron Vlashentin. 

Në video Vlashenti shfaqet duke numëruar sendet që ajo harron ndërsa Dojna tregon: “Sapo humba çantën në ashensor, por komshinjtë janë njerëz me zemër të madhe dhe ma sollën në shtëpi”.

Ndërkohë Vlashenti i thotë se mendon ta lërë kur ajo humb gjërat, por çfarë e bën të ndryshojë mendje është fakti se Dojna i gjen sërish gjërat. 

Dojna: Zemër çfarë bën ti kur unë humbas gjithë këto gjëra?

Vlashenti: Mendoj të të lë.

Dojna: Po pse s'më lë?

Vlashenti: I gjen ti dhe them me vete hajt mo.