Nga Shqipëria / E Martë 13 Prill 2021, 10:10

Kevin i ‘Vetëm në shtëpi’ bëhet baba për herë të parë

Aktori i filmit ikonë të Krishtlindjeve “I vetëm në shtëpi”, Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë. 40-vjeçari dhe e dashura Brenda Song kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë dhe janë shumë të lumtur.

Brenda, e cila është gjithashtu aktore, ka sjellë në jetë një djalë dhe i kanë vendosur emrin Dakota, në kujtim të motrës së ndjerë të Macaulay.

Brenda dhe Macaulay, të cilët u takuan në setin e Changeland në 2017, e kanë mbajtur të fshehtë lajmin se do të bëhen prindër deri në ardhjen në jetë të djalit.