Nga Shqipëria / E Hënë 12 Prill 2021, 23:11

Ky po që është romantik! Partneri surprizon Adriana Matoshin nga larg

Vitin e kaluar aktorja dhe tashmë deputetja Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan Keith Groeneveld. Aktualisht ata po e jetojnë në distancë lidhjen e tyre, por kjo nuk e pengon Keith ta surprizojë partneren.

Vetëm së fundmi, ai i ka dërguar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Adriana e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, duke publikuar një foto të shoqëruar me një dedikim shumë të ëmbël.

"Dashuria e jetës sime, kur e them këtë gjë e them me gjithë zemër. Nuk do të dëshiroja një partner më të mirë. Faleminderit Zotit që më bekoi me një person si ty në jetën time. Dashuria ime për ty rritet çdo ditë. Mënyra se si më surprizon çdo ditë është e mrekullueshme. Je një njeri fantastik! Shihemi së shpejti, të dua!”, ka shkruar aktorja.