Nga Shqipëria / E Hënë 12 Prill 2021, 19:07

Anxhelo i kthehet Sindit: Nuk besoj se s’ke pasur një lidhje më parë

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Sindit me Anxhelon, konkurrent i cili i është bashkuar programit vetëm së fundmi.

Takimi i tyre nisi me mosbesim. Anxhelo i tha Sindit se mendon se ajo ka pasur lidhje dhe më parë.

Pjesë nga biseda në studio:

Sindi: Ke tradhtuar?

Anxhelo: Jo, mund vetëm të kem folur në telefon kur jam ndarë me atë që kam qenë lidhur.

Sindi: Quhet tradhti.

Anxhelo: Unë mendoj që ti ke pas lidhje.

Sindi: Jo nuk kam qenë e lidhur.

Anxhelo: Rumania është një vend ndryshe nga Shqipëria, ke lëvizur ke pas dalë, mendoj që ke pas një lidhje, tani është mendimi im.

Sindi: Fakti që jeton në një vend tjetër s’do të thotë të mos ruash moralin.