Nga Shqipëria / E Hënë 12 Prill 2021, 17:05

Lindita flet për takimin skandaloz me Naunin në 'Përputhen +40': Ç'ndodhi pasi u fikën kamerat

Takimi i Linditës dhe Naunit në “Për’puthen +40” degradoi në ofendime personale nga Nauni. Të ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Lindita tregoi më shumë mbi këtë takim.

“Atë që më ndodhi mua nuk ia uroj asnjë femre. Nëse e zgjodha, e zgjodha për t’i dhënë një mundësi më shumë”, tha Lindita.

Sipas saj Nauni ofendoi jo vetëm atë, por dhe produksionin dhe pronarin e lokalit, ku zhvilluan takimin. “Ai po shante dhe produksionin, i thashë çfarë është kjo sjellje arrogante. Çunat pastaj ikën të ndajnë pronarin nga Nauni”.

Edhe Nauni tha se nuk ndihet aspak i qetë. “Unë nuk jam i qetë sepse takimi shkoi shumë keq nga provokimet e njëpasnjëshme të Linditës. Duhet të largohesha që kur kuptova që ky takim ishte i manipuluar. Ishte një takim që unë medoemos të dilja keq”.

Ai shprehet i penduar për fjalorin e përdorur, por është i vendosur për të mos i kërkuar falje. “Ndjej keqardhje për publikun dhe fjalorin e përdorur nga ana ime. Ndaj Linditës doja të them që ajo nuk kishte qëllimi të mira ndaj meje. Fakti që doli me Ndriçimin dhe të dilte me mua për të më nxjerrë keq”.

Nauni u shpreh se do të pranojë çdo vendim të produksionit. “Unë kam gabuar dhe nëse programi mendon se meritoj që të dal do ta pranoja, por ama, kurrë në jetën time nuk nisem me qëllime negative dhe banale”.