Këngëtarja e njohur Genta Ismajli po jeton prej kohësh historinë e bukur të dashurisë me biznesmenin turk, Usta. Ata të dy janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku nuk i kursejnë dedikimet plot dashuri.

Sot Genta feston ditëlindjen dhe në ditën e saj të veçantë nuk ka munguar një surprizë nga partneri. Ai ka publikuar një foto të këngëtares në rrjete sociale, shoqëruar me fjalët më të ëmbla.

“Të dua shumë! Uroj të jesh e lumtur dhe e shëndetshme në çdo pjesë të jetës tënde. Uroj të të realizohen të gjitha dëshirat dhe që dielli i jetës të të ndriçojë gjithmonë. Dashuri...gëzuar ditëlindjen!”, ka shkruar ai mes të tjerash.



