Nga Shqipëria / E Hënë 12 Prill 2021, 14:02

'5000 euro për emigrantët që ndërtojnë shtëpinë', premtimi i Ramës

Kryeministri Rama zbuloi sot një pikat e planit të Partisë Socialiste për zhvillimin e turizmit. Nga Belshi Rama deklaroi se në mandatin e tretë, qeveria socialiste do të dhurojë 5000 euro grant për çdo emigrant që vjen në Shqipëri për të investuar paratë e fituara jashtë shtetit duke e kthyer shtëpinë e vjetër të gjyshërve në një motor të agro-turizmit.

Rama shpjegoi se për paratë që do të sjellin emigrantët për investime tek shtëpitë e tyre të vjetra do të bëhet një amnisti specifike që ato të mos jenë para të krimit.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar llogari për asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit.

Një amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht, qoftë me investimet e tyre. Nëse duan ta ndërtojnë shtëpinë dhe të rrinë atje kjo është zgjedhje e tyre. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”, deklaroi Rama.

Burimi: abcnews.al