Nga Shqipëria / E Hënë 12 Prill 2021, 12:12

'Ke gjetur burrë?', Ana paska të reja nga jeta sentimentale pas largimit nga 'Përputhen'

Ana Kauri vendosi të largohej nga "Përputhen" disa javë më parë duke mos e gjetur dot dashurinë në emision. Megjithatë qenka rrugës për ta gjetur jashtë "Përputhen".

Kështu tregon ajo në një postim në Instastory, pasi pyeti ndjekësit se cili prej tyre e ka marrë i pari hapin në lidhjen e dashurisë.

“Po Ana po, ke gjetur ndonjë burrë ti apo jo?”, e pyet një ndjekës.

“Rrugës jam dhe unë", i përgjigjet Ana duke lënë të kuptohet se aktualisht po njihet me dikë.