Dy ditë më parë moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj u përfol për një shtatzëni të dytë. Shkak u bënë disa foto të publikuara në Instagram, ku ndjekësit i shkruanin se barku i dukej i fryrë dhe e pyesnin nëse është në pritje të ëmbël.

Rudina i shtoi dyshimet kur fshiu të gjitha komentet e tilla nga postimi i saj. Por sot ka reaguar duke e bërë të qartë të vërtetën.

Moderatorja ka postuar një video nga palestra ku tregon barkun e sheshtë, para dhe në profil, duke hedhur poshtë thashethemet për një shtatzëni.




