Nga Shqipëria / E Diel 11 Prill 2021, 20:08

Upss: Bearti nuk i kthen dashurinë, vajza hakmerret në rrjete sociale

Që pas ndarjes nga Tea, Bearti ka realizuar shpesh biseda virtuale me ndjekësit në Instagram. Mes shumë pyetjeve apo dhe komplimenteve, një ndër ndjekëset e ka quajtur të shëmtuar.

“Je shumë i shëmtuar”, i ka shkruar ajo. Mirëpo, Bearti e ka nxjerrë bllof duke publikuar mesazhet që kjo ndjekëse i ka dërguar në Instagram.

Nga mesazhet, shihet se e njëjta vajzë që e ka quajtur të shëmtuar, i ka shprehur dashurinë. “O Zot të dua shumë”, i ka shkruar ajo.

Siç duket, pasi Bearti nuk i ka kthyer përgjigje, vajza ka vendosur të “hakmerret” duke e quajtur të shëmtuar.