Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në fshatin Burrim, Dibër. Një 44-vjeçare Miranda Markja është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë vjehrrën e saj, Nazmie Markja duke e qëlluar me thikë.
Gruaja fillimisht ka plagosur vjehrrën e moshuar, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në zonën e Maqellarës, ku viktima dhe autorja jetonin së bashku.
Sipas burimeve të TV Klan mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve që kanë patur kohët e fundit. Nusja ka marrë thikën dhe e ka goditur vjehrrën në fyt dhe dy herë të tjera në bark e kraharor.
Ngjarja e rëndë është njoftuar nga të afërmit e familjes Markja, të cilët kanë telefonuar menjëherë policinë. Gruaja ka pranuar para uniformave blu krimin, ndërsa si shpjegim për vrasjen e vjehrrës ka dhënë debatet e vazhdueshme që çuan deri në konfliktin e fundit.
44-vjeçarja dhe vjehrra 74 vjeçe e saj jetonin vetëm në shtëpi, pasi bashkëshorti dhe dy djemtë e autores jetonin jashtë vendit.
