Një krim në familje ka ndodhur në Dibër ku një 44-vjeçare, me iniciale M.M. nga fshati Burrim vrau vjehrrën duke e goditur disa herë me thikë. ABC zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pas orës 23:30.
Gjatë mbrëmjes ka pasur një debat mes vjehrrës 74-vjeçe dhe nuses 44 vjeç. Debati agravoi dhe nusja mori thikën duke ia ka vënë në fyt vjehrrës, duke e goditur. Më pas ia ka ngulur edhe dy herë thikën në bark e kraharor duke i marrë jetën.
Familjarët dëgjuan zhurmën dhe njoftuan menjëherë policinë. Burime nga policia bëjnë me dije se, 44 vjeçarja ka pranuar krimin, ndërsa mësohet se nuk kanë pasur konflikte të mëparshme dhe se ngjarja ka qenë pas një konflikti të çastit.
