Nga Shqipëria / E Diel 11 Prill 2021, 11:11

Dibër/ Nusja vret vjehrrën me thikë

Një krim në familje ka ndodhur në Dibër Një 44-vjeçare, me iniciale M.M. nga fshati Burrim në Dibër është arrestuar pasi vrau vjehrrën duke e goditur disa herë me thikë. 

Nusja dyshohet se goditi vjehrrën N. M., 74 vjeçe me thikë, pas një debati mbrëmjen e djeshme, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”