Nga Shqipëria / E Diel 11 Prill 2021, 10:10

Ndodh për herë të parë në 'Përputhen', zbulohet arsyeja e darkës së Atdheut me Antonelën

Antonela dhe Atdheu u fotografuan së fundmi duke darkuar bashkë, foto e cila menjëherë qarkulloi në media dhe ngriti dyshimet se ç'po ndodh mes të dyve.

Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer për Prive.al se takimi i Atdheut dhe Antonelës nuk ka qenë privat por i xhiruar nga dy kamermanë.

Mesa duket ky zhvillim do të shënojë rikthimin e Atdheut në program, gjë e cila ndodh për herë të parë në "Përputhen", që një ish-konkurrent të rikthehet në program.

Këtë e ka konfirmuar për ndjekësit edhe nëna e Antonelës, e cila në një bisedë të postuar nga "Vipat e Bllokut", shkruan se ata kanë patur takim.