Nga Shqipëria / E Diel 11 Prill 2021, 00:12

Pas spekulimeve për lidhjen me Andin, Melisa rikthehet me një mesazh

Melisa është rikthyer në vëmendje së fundmi për historinë e saj me Andin. Ishte Tea ajo që deklaroi se Andi kishte një lidhje gjatë kohës kur ishte në "Përputhen" dhe të gjithë dyshuan tek Melisa. 

Para disa ditësh, Melisa mori vendimin e papritur dhe mbylli profilin e saj në Instagram ndërsa në Tiktok shkruante se do të rikthehej me deklarata të forta.

Dhe vërtet sot Melisa është rikthyer duke dhënë një mesazh: "Ditë pas dite duke u bërë më e fortë".

Gjithashtu ajo fton gjithë fansat që të bëhen ndjekës të kanalit të saj në Youtube, pasi gjëra të mira po i presin duke lënë të kuptohet se po përgatit këngën e rradhës.