Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Prill 2021, 21:09

Prej ditësh në gjendje të rëndë, Covidi i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë nga radhët e bluzave të bardha. Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të Covid-19 mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili.

Mjeku ka humbur jetën në moshën 72-vjeçare. Abc raporton se Pengili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë.

Deri në shkurt ai ishte në krye të detyrës në spitalin ‘’Stefan Gjoni’’ në Krujë.

"Me hidherim te thelle duam te ndajme me ju lajmin e trishte qe doktorr Perparim Pengilin nuk do e kemi me mes nesh. Edhe nje tjeter bluze e bardhe humbi jeten.Sherbeu ne Spital me perkushtim, per te gjithe komunitetin, deri ne muajin shkurt te ketij viti dhe covidi i pabese nuk e lejoi te shijonte pensionin. U prehsh ne paqe njeri i mire", shkruhet në njoftimin e spitalit.