Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Prill 2021, 18:06

Nuk e prisnim, por ja kush do të jetë një nga protagonistet e serialit të Ermal Mamaqit

Pas dy filmave që patën një sukses të jashtëzakonshëm, sfida e re e Ermal Mamaqit është një serial. Lajmin e bëri të ditur vetë ai pak ditë më parë me një postim në Instagram ku lajmëronte se një projekt i ri po vjen.

 

Dhe sërish ka qenë po Ermali ai që sot na ka zbuluar aktoren, e cila do të luajë në këtë serial. Bëhet fjalë për Jonida Vokshin, aktoren me disa vite eksperiencë në aktrim dhe ndër më të dashurat për publikun.
Jonida sot feston ditëlindjen dhe Ermali zgjodhi pikërisht këtë ditë speciale për të zbuluar lajmin. “Jonida nënës u bëfsh 100 vjeç. Gëzuar o ylli i serialit”, shkruan Ermali.

 

Ndërkohë Xing.al zbulon se Mamaqi do të jetë jo vetëm protagonisti kryesor i serialit, por edhe producent i tij, këtë herë në bashkëpunim me producentin e mirënjohur Dritan Huqi, i cili është edhe anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit. Përveç një eksperience të gjatë në industrinë e filmit, Huqi ka korrur sukses edhe në fushën e serialeve si producent i “Komuna e Parisit” në 2009-ën.

Për sa i përket anës kreative, Mamaqi i ka besuar edhe këtë herë bashëpunëtores së tij të ngushtë, skenaristes Klaudia Brahimaj pas suksesit me filmin “I love Tropoja” dhe eksperiencës së gjatë në “Xing me Ermalin” si edhe Bjordi Mezinit, ideator, bashkë-autor dhe regjisor i serialit me eksperienca të ndryshme kinematografike si aktor, por edhe si regjisor e bashkë-autor i serialeve si “Kokrrat” dhe “Dopio”.

Ermal Mamaqit pritet t'i bashkohen disa nga emrat më në zë dhe më të dashur për publikun në rolet e protagonistëve kryesor, të cilët xing.al do t'i zbulojë në ditët në vazhdim.

Ndërkohë që xhirimet sapo kanë nisur dhe pritet që ky serial të shndërrohet në obsesionin e ri të shqiptarëve, si cdo prodhim që mban vulën Mamaqi, të gjithë bizneset e interesuar mund të kontaktojnë me ekipin e marketingut përmes kontakteve të mëposhtme:
E-mail [email protected]
Tel: +355684434458