Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Prill 2021, 16:04

E ka mbajtur të fshehtë me muaj, modelja shqiptare nënë për herë të katërt

Modelja e njohur Zana Krasniqi është distancuar prej kohësh nga jeta publike, duke u fokusuar vetëm te familja. Ajo është treguar shumë e rezervuar, madje ka ruajtur në privatësi të plotë një lajm shumë të ëmbël.

“Prive” ka zbuluar se Zana është bërë nënë për herë të katërt para disa muajsh. Nuk dihet ende gjinia apo emri i foshnjës.

Pas shumë vitesh larg vëmendjes publike, Zana publikoi tre ditë më parë disa foto të saj nga fotografi Artan Korenica. Nga fotot vihet re se vitet nuk e kanë ndryshuar aspak dhe vazhdon të mbetet një yll.