Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Prill 2021, 14:02

Dyshimet e para mbi ngjarjen në Kavajë: Burri dogji gruan dhe më pas u var në pemë, ja arsyeja

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në Kavajë. Një grua 45-vjeçare me inicialet F.SH u gjet e djegur brenda në makinë, ndërsa bashkëshorti i saj  48-vjeçar u gjet i vetëvarur në pemë vetëm pak metra më tutje. 

Gazetari Ermal Vija ka raportuar për "ABC News" se nga dyshimet e para të policisë ka qenë 48-vjeçari ai që i ka vënë flakën makinës duke djegur gruan brenda. Shkaku mendohet të jetë një zënkë mes tyre. 

Më pas ai i ka dhënë fund jetës duke u varur në pemë.