Shpat Kasapi dhe Selvija janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer për publikun. Ata nuk i kursejnë fotot së bashku apo dedikimet plot dashuri, siç ka bërë Selvija së fundmi.

Ajo ka publikuar një foto të Shpatit duke kënduar dhe krahas saj i ka shkruar fjalët më të ëmbla. Selvija është shprehur se ndihet me fat që dëgjon çdo ditë zërin e tij.

“Sa me fat jam që dëgjoj çdo ditë zërin tënd, nuk lodhem duke pritur me orë të tëra në çdo aktivitet tëndin, shpirt. Ti këndon unë jetoj me zërin tënd”, ka shkruar ajo.





