Koronavirusi i ka marrë jetën gazetares nga Shkodra, Anila Dushi. Ajo ishte e shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në repartin e Reanimacionit, ku edhe po merrte trajtim për sëmundjen e rëndë, por fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën dhe ka humbur jetën në moshën 54 vjeçare.

Dushi punonte prej vitesh si gazetare në shtypin e shkruar dhe TV lokale e kombëtare. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur kolegët e saj, me anë të postimeve prekëse në Instagram.

"Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije. E veshtire per kedo ti thote lamtumire Anila Dushit", ka shkruar gazetari Ardi Hoti.

